Aktualitet

Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali/ Kunati zbulon detajet: Viktima ishte në proces divorci! E mbijetuara është shprehur se kishte persona të tjerë në banesë

Ai ka rrëfyer se avokatja e viktimës, kishte firmosur në mënyrë të dyshimtë një dokument duke falsifikuar firmën e saj.

9 Janar 2025, 12:50 Nga ZH.LL
Tragjedia e dy motrave shqiptare në Itali/ Kunati zbulon detajet: Viktima
italia

ITALIA- Tragjedia e dy motrave shqiptare në Genova të Italisë, ka kati i katërt ka mbetur ende mister, teksa kunati i tyre ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në emisonin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai ka zbuluar se 32-vjeçarja ishte në proces divorci dhe në betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve.

Ai ka rrëfyer se avokatja e viktimës, kishte firmosur në mënyrë të dyshimtë një dokument duke falsifikuar firmën e saj. Bëhet fjalë për një deklaratë ku shkruhej se "nuk jam e aftë të rris fëmijët".

Më tej, kunati i dy shqiptareve ka deklaruar se ka dy pista hetimi. Fillimisht ajo e vetëflijimit, por brenda banesës mund të ketë pasur persona të tjerë që kanë kërcënuar dy motrat. Për më tepër, sipas tij, e motra që mbijetoi është shprehur në deklaratën e parë që “na hodhën”.

Ai shton ndër të tjera, se ashtu siç ai i njihte, ato nuk do ta merrnin kurrë atë akt ekstrem, sidomos e ndjera që ishte një nënë shembullore. 

Kunati: Problemi është tek institucionet. Avokatja ka firmosur një dokument në mënyrë fiktive ku është shkruar “nuk jam e aftë të rris fëmijët”, e ka bërë avokatja në mënyrë fiktive. Pasi avokatja e baxhanakut pasi i ka marrë dokumentet koleges së vet është shprehur se nuk mund ti ndryshoj më.

Ka dy pista, njëra që ka bërë vetëflijim, uroj që e motra të bëhet mirë e të tregojë të vërtetën.

Pista e dytë është që në shtëpinë e tyre mund të kenë pasur persona të tjerë që na kanë kërcënuar. Kjo është ajo që ka deklaruar e motra që na hodhën, nuk e hodhëm. Zoti e di më tutje. Mesa i kam njohur unë, nuk do e merrnin këtë akt. Sidomos e ndjera që ishte një nënë shembullore, një vajzë shembullore, që kontrollonte situatat.

italia 2 motrat shqiptare

Sondazh

Poll