Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit nga Maliqi, policia: Dyshohet se i mituri ka humbur jetën për shkaqe natyrale

12-vjeçari nga Maliqi ndërroi jetën ditën e djshme në spitalin e traumës në Tiranë.

9 Janar 2025, 12:23 Nga ZH.LL
Vdekja e 14-vjeçarit nga Maliqi, policia: Dyshohet se i mituri ka humbur
12-vjecari

TIRANË- Policia ka dalë më njoftimin zyrtar për vdekjen e 14-vjeçarit në spitalin e Tiranës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri ka humbur jetën për shkaqe natyrale (arrest kardiak). 

12-vjeçari nga Maliqi ndërroi jetën ditën e djshme në spitalin e traumës në Tiranë. I mituri është paraqitur në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe ka dalë nga spitali me datë 31 dhjetor, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.

Gjendja e tij me të vjella është përsëritur, teksa ka shkuar sërish në spital, ku më pas ka rezultuar se kishte gliceminë. Gjithashtu i mituri është dërguar mëngjesin e dy ditëve më parë në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

tirane 12 vjecari nga maliqi

Sondazh

Poll