Aktualitet

Ekzekutimi në makinë i Klaudio Prendit/ Policia shoqëron disa persona, dyshohet se konflikti është për çështje borxhi

Prendi u vra me silenciator në momentin që hipi në makinën e tij, pasi ishte shoqëruar me disa persona në një lokal në atë zonë.

9 Janar 2025, 11:47 Nga I.A
Ekzekutimi në makinë i Klaudio Prendit/ Policia shoqëron disa
Klaudio Prendi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Kladiu Prendit më 19 nëntor në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Prendi u vra me silenciator në momentin që hipi në makinën e tij, pasi ishte shoqëruar me disa persona në një lokal në atë zonë.

Mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje. Ndërkohë që dyshohet se mes personave të shoqëruar janë dhe autorë të ngjarjes ose porositësit e ekzekutimit. Policia po ndjek pistën e konflikteve për çështje borxhi. 

Si u ekzekutua Kladiu Prendi?

Klaudio Prendi, 28-vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". 

klaudio prendi

Sondazh

Poll