Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Bëhet me dije se Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, realizoi kontrolle të befasishme në Tiranë për kapjen e shtetasve që lëvizin me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

9 Janar 2025, 12:52 Nga M.B
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në
Arrestimi

TIRANA- Një 24-vjeçar me inicialet M.N., është arrestuar në Tiranë pasi mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Bëhet me dije se Forca e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, realizoi kontrolle të befasishme në Tiranë për kapjen e shtetasve që lëvizin me lëndë narkotike, armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Njoftimi:

Nga kontrollet e befasishme të kryera në zona të ndryshme në Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, për të cilin u arrestua shtetasi M. N., 24 vjeç. Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

tirana

Sondazh

Poll