Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit nga Maliqi/ Reagon spitali i Korçës: Pas stabilizimit, u largua me dëshirën e familjarëve të tij, ja si vijoi situata

Mjekët e këtij spitali sqarojnë se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe në datën 31 dhjetor, me dëshirën e prindërve, është larguar për në banesë.

9 Janar 2025, 11:01 Nga M.B
Vdekja e 14-vjeçarit nga Maliqi/ Reagon spitali i Korçës: Pas
I mituri

KORÇA-  Spitali i Korçës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të 14-vjeçarit nga Maliqi. Mjekët e këtij spitali sqarojnë se pas shtrimit në spital gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe në datën 31 dhjetor, me dëshirën e prindërve, është larguar për në banesë.

Bëhet me dije se gjatë shtrimit ai është mjekuar me antibiotik, perfuzione dhe ilaçe për barkun. Sipas mjekëve i gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave. Në datën 7 Janar, kur 14-vjeçari është paraqitur sërish në urgjencën spitalore të Korçës ku është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital, njoftojnë bluzat e bardha.

Ata theksojnë për shkak të simptomave të cilat janë të njëjta për disa diagnoza u bë e mundur të niset menjëherë në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore. Në reagim thuhet se rasti është ndjekur me përparsi në spitalin e Korçës nga personeli shëndetësor. Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër. 

vdekja e 14-vjecarit

Sondazh

Poll