Aktualitet

FOTO/ Transformim për t'iu fshehur drejtësisë? Ja si duket i shumëkërkuari Jani Aliaj sot

Pak ditë më parë autoritetet greke informuan se gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët mbajnë me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

9 Janar 2025, 12:37 Nga M.B
FOTO/ Transformim për t'iu fshehur drejtësisë? Ja si duket i
Jani Aliaj dikur/ Jani Aliaj aktualisht

TIRANA- Personi në fotot e mësipërme është Jani Aliaj i shumëkërkuari i drejtësisë i arresuar mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS” në Greqi. Në foto duken dhe ndryshimet që ka bërë Jani Aliaj për t’iu fshehur drejtësisë.

Pak ditë më parë autoritetet greke informuan se gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët mbajnë me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shqiptari, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se Alia kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016. Mësohet se identitei që përdorte Jani Alia  ishte Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976. 

JANI ALIAJ

Më 2023, Apeli i GJKKO-së i sekuestroi atij pasurinë, e cila dyshohet se është vendosur në mënyrë ilegale. Alia me origjinë nga Tepelena akuzohet për vrasjen më datë 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në një lokal në ish-Bllok. Shkak për vrasjen e Çiços dyshohet se ka qenë hasmëria mes rivalëve, e nisur në Greqi, kur të dy ishin në burg.

Alia kishte qenë në burg për vrasje, ndërsa Çiço për trafik droge. Policia dyshonte se shkak ka qenë fakti se Elton Çiço, gjatë një konflikti në burg në vendin fqinj, e kishte plagosur Jani Alinë. Dyshohet se konflikti kishte vijuar edhe në Shqipëri, ku Alia ishte plagosur edhe në Gjirokastër. 

 

jani aliaj

Sondazh

Poll