Sport

VIDEO / Frikë për gjendjen e futbollistit të Tottenham, lë fushën me barrelë!

Ekzistojnë shqetësime serioze për një dëmtim të mundshëm në qafë, por klubi ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi gjendjen e tij.

8 Janar 2025, 23:10 Nga DOSJA
VIDEO / Frikë për gjendjen e futbollistit të Tottenham, lë

ANGLI - Një incident tepër shqetësues ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Ligës mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, ku u përfshi mesfushori i vendasve, Rodrigo Bentancur. Duke mos vlerësuar siç duhet trajektoren e lëvizjes, lojtari ktheu qafën me një lëvizje të mprehtë dhe ra në tokë, duke humbur ndjenjat.

Bentancur u nxorr nga fusha me maskë oksigjeni, dhe ende nuk është e qartë nëse e ka rifituar vetëdijen. Ekzistojnë shqetësime serioze për një dëmtim të mundshëm në qafë, por klubi ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi gjendjen e tij.

Sa i perket ndeshjes, ajo u mbyll me fitoren 1-0 të Tottenhamit falë Lucas Bergvall. Liverpooli tashmë ka një detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit, të cilën duhet ta fitoje me më shumë se një gol diferencë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2025, 18:15

ZYRTARE/ West Ham shkarkon Lopetegui

ANGLI - West Ham United ka marrë vendimin të heqë dorë nga Julen Lopetegui, si trajner për shkak të rezultat...