Sport

Sokol Cikalleshi e mbyll aventurën në Iran pa plotësuar vitin!

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të rikthehet në Turqi, ku ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij.

8 Janar 2025, 23:02 Nga DOSJA
Sokol Cikalleshi e mbyll aventurën në Iran pa plotësuar vitin!

IRAN - Mbyllet përvoja e Sokol Cikalleshit me Traktorin në kampionatin iranian. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka vendosur të rikthehet në Turqi, ku ka kaluar pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij. ‘Bomberi’ kavajas, është prezantuar këtë të mërkurë te skuadra e Adanasporit, që militon në ligën e dytë turke. 

Ky është njoftimi i i Adanaspori për marrëveshjen me Cikalleshin: “Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Koniaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit."

Ekipi i ri i Cikalleshit, renditet në vendin e 19-të të Ligën e Dytë turke, me vetëm 15 pikë në 18 ndeshje, teksa diferenca me vendin e 16-të është plot 7 pikë.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADANASPOR A.Ş. (@adanasporresmi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2025, 18:15

ZYRTARE/ West Ham shkarkon Lopetegui

ANGLI - West Ham United ka marrë vendimin të heqë dorë nga Julen Lopetegui, si trajner për shkak të rezultat...