Sport

Milani në zi, ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi!

Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga e Zezë” për veshjen e tij dhe aftësinë për të bërë pritje të jashtëzakonshme.

8 Janar 2025, 23:04 Nga DOSJA
Milani në zi, ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi!

ITALI - Klubi i Milanit në zi. Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga e Zezë” për veshjen e tij dhe aftësinë për të bërë pritje të jashtëzakonshme.

Gjatë pesë sezoneve me fanellën kuqezi, ish-portieri grumbulloi 183 paraqitje dhe fitoi një kampionat (1967-68), një Kupë të Kampionëve (1968-69), një Kupë Interkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-72).

Milani e kujtoi ish-portierin me një mesazh prekës në rrjetet sociale: "Rrjeta e Merimangës, në Zemrën tonë kuqezi. Përgjithmonë. Ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, kampion i gjithçkaje me Milanin, portier i madh dhe njeri i madh. Ngushëllimet e të gjithë kuqezinjve për djalin e tij Carlo, i rritur në klub, dhe për gjithë familjen. Lamtumirë, Fabio."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Janar 2025, 18:15

ZYRTARE/ West Ham shkarkon Lopetegui

ANGLI - West Ham United ka marrë vendimin të heqë dorë nga Julen Lopetegui, si trajner për shkak të rezultat...