8 Janar 2025, 21:53
Nga r.ll
majko, balla, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që ka drejtuar para dy ditësh ndaj deputetit socialist Pandeli Majko. Ky i fundit sipas Berishës ka dalë në përgjimet e SHISH, duke bërë biseda me trafikantë për blerje votash.
I pyetur sonte në emisionin "Ora e Betit" në Ora News se a ka fakte për akuzat e tij ndaj deputetit socialist, kreu i PD-së tha se këto prova i ka SPAK-u. Ai ka akuzuar gjithashtu ministrin Taulant Balla se ka bërë marrëveshje kriminale në këmbim të votave. Berisha u shpreh se prokurori Kreshnik Ajazi ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale.
"Provat i ka SPAK-u. SHISH ka dërguar ekipe nga Tirana në ndjekje të trafikantëve të armëve dhe drogës, dhe ata kanë vendosur regjistruesit. Dhe aty kanë marrë leje në gjykatë dhe ajo i ka firmosur lejet përkatëse. Në ato tavolina ku qëndronin këta kriminelët është ulur Majko, Ardian Çela i OSHEE-së. Aty ata janë pataksur nga biseda. Përgjimet janë të ligjshme pavarësisht se është përfshirë një deputet, por regjistrimet kanë vazhduar ku ndaheshin detyrat ku do të bliheshin shtyllat centrifugale që kushtonin 70-80 mijë euro dhe në tendera janë firmosur 500 mijë euro.
I ka kërkuar takim drejtueses së SHISH-it dhe kjo nuk i pret. Nuk ishte ngarkuar SHISH-i i Kukësit, pasi mund të implikoheshin dhe janë realizuar nga ekspertët e Tiranës. Dhe tani Pandeliu i thotë SHISH-it a më keni regjistruar apo jo dhe i thotë që i ka SPAK-u, dhe pas kësaj oficeri i SHISH-it është shkarkuar menjëherë.
Taulant Balla, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se ai është një kriminel shumë i rrezikshëm. I gjithë agresiviteti merret pikërisht nga mbështetja politike. Taulant Balla bën marrëveshje, ata i thonë na burgos këta dhe votat i ke. Por për t’i burgosur këta, përveç angazhimit të tij duhej policia, prokuroria dhe gjykata. Çfarë bëri prokurori Kreshnik Ajazi, vuri të vëllanë të katërtin në listë për deputetë Besjan Ajazin, dhe i arrestoi direkt. Kreshniku ka fshirë regjistrimet ku Balla rezulton i përfshirë në akte kriminale. Dhe këto i kam nga burime të sigurta.", u shpreh Berisha.
sali berisha pandeli majko taulant balla
Politike
8 Janar 2025, 21:37
r.ll
sali berisha, erion veliaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e tij politike ...
Politike
8 Janar 2025, 20:53
r.ll
edi rama, richard r. verma
TIRANË- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma gjatë vizitës së tij në Tiran...
Politike
8 Janar 2025, 20:34
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn përmes një...
Politike
8 Janar 2025, 20:18
r.ll
Richard R. Verma
TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma ka mbërritur ditë...
Politike
8 Janar 2025, 19:30
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur së fundmi në lidhje me dyshen 'kushtetuese' Xhaferrllari-Alibeaj si dhe për deklarat&eu...
Politike
8 Janar 2025, 19:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundi...
Politike
8 Janar 2025, 19:16
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur një komenti në Facebook, lidhur me vendimin e uljes së &ccedi...
Politike
8 Janar 2025, 19:04
N.F
Artan Grubi
TETOVË- Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Dep...
Politike
8 Janar 2025, 19:02
r.ll
kuvendi
TIRANË- Mandati i deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i akuzuar nga opozita se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde pu...
Politike
8 Janar 2025, 18:33
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjy...