Politike

Lidhja Alibeaj-Xhaferllari/ Gjokutaj: Kalaja sot në SPAK ka bërë një rezyme të fakteve! Fshehja e kësaj marrëdhënie ka sjellë pasoja politike dhe juridike

Gjokutaj tha se tentativat për të mos bërë publike këtë marrëdhënie ka si qëllim moscënimin e marrëdhënieve të cilat kanë sjellë pasoja juridike dhe politike.

8 Janar 2025, 19:30 Nga N.F
Lidhja Alibeaj-Xhaferllari/ Gjokutaj: Kalaja sot në SPAK ka bërë
Gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur së fundmi në lidhje me dyshen 'kushtetuese' Xhaferrllari-Alibeaj si dhe për deklaratën e Adriana Kalasë sot në SPAK. Gjokutaj i ftuar në emisionin ‘Task Force’ u shpreh se Kalaja ka bërë një rezyme të fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura ku janë gjendur dispozita penale të shkeljeve të Alibeajt dhe Xhaferllarit.

Gjokutaj tha se tentativat për të mos bërë publike këtë marrëdhënie ka si qëllim moscënimin e marrëdhënieve të cilat kanë sjellë pasoja juridike dhe politike. Ai shtoi se nëse ky raport do të bëhej publik atëherë zinxhiri i ligjit do ti demontonte të gjitha këto skenarë, aktorë dhe vendimarrjet e tyre.

Sipas tij duke fshehur një marrëdhënie të tillë atëherë ata mund të thonë që nuk është e vërtetë. Gjokutaj shtoi se pranimi i raportit e bën të cënushëm edhe komisionin e mandateve dhe vendimin e Kushtetueses.

"Zonja Kalaja ka bërë një rezyme të fakteve dhe ngjarjeve që kanë ndodhur. Lidhja e Alibeajt dhe Xhafellari nëse do të ishte një lidhje dashurie as nuk duhej zënë në gojë sepse janë personale, por kur afeksioni kthehen në interes politik këtu duhet të kuptojmë që ligji nuk i lejon ata ta shpalosin dashurine e tyre në institucione.

Marredhënia e tyre ka penetruar në procesin ku të dy janë subjekte, Alibeaj subjekt politik ndërsa Xhaferllari Gjykatë Kushtetuese dhe për shkak të kësaj marrëdhënieje bashkëjetese ajo është bërë e mundur katapultimi i saj në GJK.

Kini parasysh që Alibeaj në atë kohë ka qenë më Bashën i cili ishte me Ramën dhe si vendoste për anëtarët e GJK. Këto bëjhen për tu kapur GJK dhe ja ku doli kapja e GJK. Ju e dini që Alibeaj do të hyjë në analet e irisprudencës shqiptare si njeriu i cili bëri ankimues personin që nuk ishte në sallën e gjyqit dhe nuk ishte palë në gjykim. Ai shpiku ktë bicim politik që mbajti 3 vjet opozitën pa logo, pa sigël, pa asgjë.

Ka qenë ai që ka firmosur dhe vulosur dhe me autorizim të Bashës gjoja që u tërhoq përkohësisht ndërkohë që Alibeaj në fundin e tij tha jam dhe ndihem kryetari i PD... Ky është një skenar teatral që është luajtur dhe ky nuk është shkak për përjashtim, ngjarje dhe lidhje të tilla të cilat ndikojnë duhet të shkojnë në shkarkim.

Fshehja e kësaj lidhje është pikërisht për të mos cënuar raportet që kanë krijuar pasoja politike dhe juridike. Nëse ky raport do të bëhej publik atëherë zinxhiri i ligjit do ti demontonte të gjitha këto skenarë, aktorë dhe vendimarrjet e këtyre.

Duke e fshehur një marrëdhënie të tillë atëherë këta mund të thonë që nuk është e vërtetë. Pranimi i raportit e bën të cënushëm edhe komisionin e mandateve dhe vendimin e Kushtetueses. Nuk është kaq e thjeshtë, duke fshehur raportin ke fallsifikuar sepse duhet ta deklarosh ku ke detyrim deklarimi, ke fshehur të ardhurat. Zonja Kalaja ka bërë një rezyme të të gjith kësaj historie ku janë gjetur  dispozitat penale që janë shkelur nga këta dy individë," tha Gjokutaj.

gjokutaj kalaja spak alibeaj xhaferllari

Sondazh

Poll