8 Janar 2025, 20:34
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn përmes një postimi me titull "3B-të e Lali Vjedhësit".
Berisha shkruan se "3B-të" nuk përfaqësojnë 3 drejtorë të Veliajt por gjithsesi janë të lidhura me kryebashkiakun. Më tej shprehet se "3B-të" janë gërmat e mbiemrave të tre personave që "një ditë bëjnë zëdhënësin e SPAK-ut, mëngjesin e ditës tjetër i thurin elozhe Edi Ramës, kurse në darkë bëjnë avokatinë e Veliajt."
POSTIMI I PLOTË:
3B-të e Lali Vjedhësit!
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëherë do t’u shkojë mendja se bëhet fjalë për një kompani tjetër të Lali Vjedhësit, si ajo e 5D. Ndokush tjetër, gabimisht, mund edhe të mendojë se bëhet fjalë për prapanicën e Lali Vjedhësit, paçka se ai ka vetëm një çerek të tillë, e jo më të ketë tre. Por edhe analogjia 3B me 5D, në fakt, nuk qëndron plotësisht, apo të themi më mirë se 3B me 5D kanë dhe nuk kanë lidhje.
Në dallim nga 5D, që ka për pronar Erion Velinë dhe 5 drejtorët e tij, dhe që fitonte, vidhte me modelin 100%, dhjetëra e qindra milionë euro të buxhetit të shtetit me tendera të Bashkisë, 3B lidhet përsëri me Velinë. Ato nuk përfaqësojnë 3 drejtorë të Velisë, as dhe germat nismëtare të titujve të tyre, por janë të lidhur si mishi me thuanë me Lali Vjedhësin!
3B janë gërmat nismëtare të mbiemrave të tre personave që, njëlloj si të marrë me qira, një ditë bëjnë zëdhënësin e SPAK-ut, mëngjesin e ditës tjetër i thurin elozhe Edi Ramës, kurse në darkë bëjnë avokatinë e Lali Vjedhësit. Aspak për çudi, këto ditë ata i çmendi Belindi me lajmet dhe sarkazmat e tij për Velinë, se ai nuk shkeli në tokën e SHBA-së sepse po kërkon azil në Zvicër apo Teheran.
Këto deklarata detyruan 3B, trojkën Bolino-Beqiri-Baze, të heqin çdo maskë, të harrojnë edhe Nesti Ramën, madje edhe vetë Berishën, dhe t’i përvishen me breshëri artikujsh dhe padish në SPAK që mori nderin e munguar të Lali Vjedhësit. Me këto sulme, trojka Bolino-Beqiri-Baze nuk mund të thirren më si lëpirësit e Ramës, por kamikazët e Lali Vjedhësit.

sali berisha
Politike
8 Janar 2025, 20:18
r.ll
Richard R. Verma
TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma ka mbërritur ditë...
Politike
8 Janar 2025, 19:30
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur së fundmi në lidhje me dyshen 'kushtetuese' Xhaferrllari-Alibeaj si dhe për deklarat&eu...
Politike
8 Janar 2025, 19:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundi...
Politike
8 Janar 2025, 19:16
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur një komenti në Facebook, lidhur me vendimin e uljes së &ccedi...
Politike
8 Janar 2025, 19:04
N.F
Artan Grubi
TETOVË- Universiteti i Tetovës ndërpreu marrëdhënien e punës me Artan Grubit, i cili jepte mësim në Dep...
Politike
8 Janar 2025, 19:02
r.ll
kuvendi
TIRANË- Mandati i deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i akuzuar nga opozita se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde pu...
Politike
8 Janar 2025, 18:33
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjy...
Politike
8 Janar 2025, 17:32
r.ll
ilirjan celibashi, nicholas abbott
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott ka zhvilluar sot një ...
Politike
8 Janar 2025, 17:10
N.F
Rama
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë. Pas hapjes së qendrave të em...
Politike
8 Janar 2025, 16:44
N.F
Verma
TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në S...