Politike

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit zhvillon takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë

Verma shkruan se gjatë takimit ka falenderuar kryeministrin për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën.

8 Janar 2025, 20:53 Nga r.ll
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit zhvillon takim me Ramën,
edi rama, richard r. verma

TIRANË- Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma gjatë vizitës së tij në Tiranë ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. 

Në një postim në "X", Verma shkruan se gjatë takimit ka falenderuar kryeministrin për pritjen e afganëve dhe mbështetjen për Ukrainën. Ai është shprehur gjithashtu se ranë dakord se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Më tej shkruan se partneriteti mes dy vendeve mbështet rrugën europiane të Shqipërisë. 

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, thuhet në postimin e tij. 

Siç shihet edhe nga fotot e postuara nga zyrtari amerikan në takim ishte e pranishme edhe E ngarkuara me Punë e SHBA-së në vendin tonë, Nancy VanHorn. Lidhur me takimin mes tyre ka ndarë detaje edhe ambasada amerikane në vendin tonë. 

Në postimin e ambasadës thuhet se zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC. Sipas tyre kjo është një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.

"Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.", thuhet në postimin e ambasadës. 

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit zhvillon takim me Ramën,

edi rama richard r. verma

Sondazh

Poll