Politike

VIDEO/ "Po e ulni për zgjedhje kaq", Rama i përgjigjet komentuesit për çmimin e energjisë: Është ulja e vetme në Europë që nga nisja e luftës në Ukrainë! Nuk është elektorale

Rama shtoi se nuk ka asnjë rast kur të jetë marrë një masë pozitive për qytetarët para zgjedhjeve, dhe më pas të jetë anuluar.

8 Janar 2025, 19:16 Nga r.ll
VIDEO/ "Po e ulni për zgjedhje kaq", Rama i përgjigjet
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur një komenti në Facebook, lidhur me vendimin e uljes së çmimit të energjisë elektrike.  Komentuesi shprehet se ulja po bëhet vetëm për shkak të zgjedhjeve dhe e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si propagandë boshe.

Në videon e publikuar, si përgjigje për komentuesin Rama thotë se qeveria e tij nuk e ka ngritur asnjëherë çmimin e energjisë, madje sipas tij, e ka mbajtur fiks për një dekadë. Më tej, kreu i qeverisë thotë se që nga nisja e luftës në Ukrainës, ulja e çmimit në Shqipëri është ulja e vetme në Europë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët. Rama shtoi se nuk ka asnjë rast kur të jetë marrë një masë pozitive për qytetarët para zgjedhjeve, dhe më pas të jetë anuluar.

Komenti: Po ca ke bërë o vlla se spo tmarrim vesh po na ben zotin. Është ulur çmimi në të gjithë botën. E rritët para 4 vitesh, po e ulni për zgjedhje kaq. Ça është kjo propagandë boshe.

Edi Rama: E para ne nuk e kemi ngritur asnjëherë çmimin e energjisë elektrike. Kemi mbajtur një dekadë rresht çmimin fiks 9.5 lekë, që për shumicën dërrmuese ishte më i ulët sesa çmimi që gjetëm kur erdhëm në detyrë, prej 13.5 lekësh. E dyta, çmimi jo vetëm që nuk është ulur në gjithë botën po eshtë rritur në shumë vende pas agresionit rus. Ndërkohë kjo e jona është ulja e vetme në Europë e çmimit të energjisë elektrike për familjarët, të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. E treta kush thotë që kjo është ulje elektorale duhet të më gjejë në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre me karakter elektoral që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike, financiare të vendit ose një rast kur një masë pozitive që kemi marrë përpara një procesi zgjedhor ta kemi hequr pas fitores së zgjedhjeve. Nuk ka!

Mos kërkoni kot se nuk ka ndodhur. Dhe të mos harroni diçka tjetër, kur unë s’i kam bërë këto më parë, kur kisha edhe tjerë në prehër, do t’i bëj në prag të zgjedhjeve kur do të marrim fitore e 10-të radhazi që do të ketë notën 10 për nga thellësia e rezultatit dhe diferenca me kundërshtarët. Nuk bën vaki. E fundit, llafet i merr era por mua rëndësi ka fakti se që nga shkurti mbi 1 milion konsumatorë familjarë do të paguajnë më pak për energjinë elektrike ndërsa pensionistët do të kenë pension minimal plus nga kjo ulje e çmimit.

edi rama cmimi i energjise elektrike ne shqiperi

Sondazh

Poll