Politike

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit takim në ambasadën e SHBA-së në Tiranë: Faleminderit Shqipëri, mirënjohës për mbështetjen tuaj

Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë.

8 Janar 2025, 20:18 Nga r.ll
Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit takim në ambasadën e
Richard R. Verma

TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Verma ka zhvilluar një takim në ambientet e ambasadës së SHBA, ndërsa ka falenderuar Shqipërinë për pritjen dhe mbështetjen. 

“Ishte shumë mirë teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Richard R. Verma (@depsecstatemr)

Zyrtari i lartë amerikan pas Shqipërisë do të udhëtojë edhe drejt Kosovës dhe Serbisë. Verma gjatë vizitës në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Zëvendës Sekretari do të vizitojë edhe Serbinë ndërsa gjatë vizitës së tij do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

richard r. verma ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll