Sport

Të ardhurat do shkojnë për dëmet e tërmetit/ Miqësorja e veteranëve në “Air Albania”, publikohen çmimet e biletave

4 Janar 2020, 06:07 Nga DOSJA
Të ardhurat do shkojnë për dëmet e tërmetit/

Më 10 janar, do të luhet miqësorja me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.

Andi Lila është ai që ka marrë përsipër organizimin e  kësaj ndeshje, që do të luhet në “Air Albania Stadium.Në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Lila ka postuar një njoftim për çmimet e biletave dhe vendin ku do të shiten.

Në tribunën N,S dhe V një biletë do kushtojë 500 lekë ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj. Kujtojmë që të ardhurat e biletave do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andi lila ndeshja e veteraneve stadiumi air albania tragjedia e 26 nentorit 2019 andi lila ndeshja e veteraneve stadiumi air albania tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll