Aktualitet

EMRI/ I vuri flakën mobilerisë në Kurbin, arrestohet 36-vjeçari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

8 Janar 2025, 10:48 Nga M.B
EMRI/ I vuri flakën mobilerisë në Kurbin, arrestohet
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- 36-vjeçari Rogest Mera, është arrestuar në Kurbin pasi dyshohet se autori i djegies së një mobilierie në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024. Mësohet se nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale", njofton policia.   

kurbin

Sondazh

Poll