Aktualitet

Ishte në kërkim për shitje lëndësh narkotike në lokale nate, arrestohet 25-vjeçari në Durrës 

Mësohet se i riu është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit.

8 Janar 2025, 10:21 Nga M.B
Ishte në kërkim për shitje lëndësh narkotike në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 25-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit 2023 për shitje të lëndëve narkotike në lokale të natës në zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se i riu është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Durrës

Shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, kapet dhe vihet në pranga i kërkuari prej muajit shtator 2023. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, kanë kapur në qytetin e Durrësit dhe kanë arrestuar shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin shtator të vitit 2023, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në zonën e plazhit dhe në lokale nate, në qytetin e Durrësit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll