Aktualitet

Përmirësohet gjendja e Kryepeshkopit Anastas, përjashtohet mundësia e ndërhyrjes kirurgjikale

Sipas mediave, mjekët kanë përjashtuar për momentin mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale në një vatër infeksioni, që i jepte shqetësimet, për shkak të përmirësimit të gjendjes.

8 Janar 2025, 10:30 Nga M.B
Përmirësohet gjendja e Kryepeshkopit Anastas, përjashtohet
Kryepeshkopi Anastas

GREQIA- Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas është përmirësuar. Burime për mediat nga Kisha Orthodhokse bëjnë me dije se nga spitali ‘Evangelismos’ në Athina kanë marrë përditësimin sot në mëngjes se Kryepiskopi është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Sipas mediave, mjekët kanë përjashtuar për momentin mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale në një vatër infeksioni, që i jepte shqetësimet, për shkak të përmirësimit të gjendjes.

Kryepeshkopi Anastas u transportua nga Tirana në Athinë më 3 janar, me një avion të Forcave ushtarake greke. Fillimisht, ai ishte shtruar në një spital në Tiranë më 30 dhjetor për shkak të një gripi sezonal, por përkeqësimi i gjendjes së tij e bëri të nevojshme transferimin e tij në një spital në Athinë.

kryepeshkopi anastas

Sondazh

Poll