Aktualitet

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Mësohet se në kuadër të operacionit policor i koduar “Parandalimi” është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

8 Janar 2025, 09:07 Nga M.B
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, arrestohet
Arrestimi

SHKODRA- 56-vjeçari Agim Curraj është vënë në pranga në Shkodër, pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë. Mësohet se në kuadër të operacionit policor i koduar “Parandalimi” është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh. Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

shkodra

Sondazh

Poll