Aktualitet

Pas festave të fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, emigrantët largohen nga Shqipëria

Pikat kryesore kufitare tokësore si Kapshtica, Kakavija apo Muriqani kanë regjistruar një fluks të lartë në dalje.

8 Janar 2025, 08:28 Nga ZH.LL
Pas festave të fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës,
vlore

TIRANË- Largimi i emigrantëve shqiptarë vijon edhe në këto ditë të para të janarit. Pas përfundimit te festave të fundvitit u regjistrua një numër i madh udhëtarësh në dalje nga Shqipëria, drejt vendeve ku punojnë e jetojnë.

Pikat kryesore kufitare tokësore si Kapshtica, Kakavija apo Muriqani kanë regjistruar një fluks të lartë në dalje. Po ashtu edhe në rrugë detare, ku nga Porti i Vlorës gjatë të martës, janë larguar drejt Brindisit 535 pasagjerë, 114 automjete dhe 3 autobuzë. Nga ky port gjatë muajit dhjetor, u regjitrua një shifër rekord në hyrje prej rreth 6,000 pasagjerësh.

Ndërkohë, fluks udhëtarësh në dalje drejt vendeve europiane ka ndodhur gjatë orëve të fundit edhe nga porti i Durrësit. Mësohet se si pasojë e fluksit në dalje janë krijuar radhë të gjata, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në automjetet që imbarkohen në traget.

 

fluks udhetaresh porti i vlores durres

Sondazh

Poll