Sport

VIDEO / Superkupa e Italisë është kuqezi, Milani përmbys Interin!

Abraham shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë trofeun e Superkupës për here të tetë në historinë e Milanit.

6 Janar 2025, 22:03 Nga DOSJA
VIDEO / Superkupa e Italisë është kuqezi, Milani përmbys

ITALI - Milani fitoi Superkupën e Italisë duke përmbysur Interin me shifrat 2-3 në finale e zhvilluar në Riad. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, Inter kaloi në epërsi në limitet e kohës shtesë me Lautaro Martinez duke përfituar nga një pakujdesi në një rivënie anësore duke kapur në befasi kuqezinjt.

Menjëherë në fillim të pjesës së dytë Taremi shënoi golin e dytë, por në një ndeshje plot me raste të rrezikshme nga të dyja ekipet, “Djalli” i Sergio Conceiçao nuk u dorëzua, duke arritur të rikthehet në lojë. Në fillim ishte Theo Hernandez në minutën e 52-të që shënoi pas një goditje standarte me këmbën e majtë, ndërsakohë që më pas i erdhi rradhaz Pulisiç në minutën e 80-të për të barazpeshuar shifrat.

Dhe kur dukej se gjithçka po shkonte drtejt një barazimi, Abraham shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë trofeun e Superkupës për here të tetë në historinë e Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:47

Luis Enrique e ka harruar Asension…

FRANCE - Nëse kishte një person në botën e futbollit që ka besuar te Marco Asensio  edhe kur askush nuk ka besuar, ai ë...

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...