Sport

Futbolli në zi!... Gjermania tronditet nga vdekja e papritur e futbollistit 22-vjeçar

Klubi SSV Reutlingen mban zi për vdekjen e futbollistit të tij të ri, Luca Meixner (22), i cili u gjet i pajetë në shtrat dy ditë pas Krishtlindjeve.

6 Janar 2025, 15:29 Nga DOSJA

Futbolli në zi!... Gjermania tronditet nga vdekja e papritur e futbollistit

GJERMANI - Futbolli në zi!... Gjermania është e tronditur pasi mësoi për vdekjen e papritur të  mesfushorit të ri të SSV Reutlingen, Luca Meixner, vetëm 22 vjeç dhe i cili u gjet i pajetë në shtrat dy ditë pas Krishtlindjeve.

“Fundjavën e kaluar morëm lajmin e tmerrshëm, se lojtari ynë Luca Meixner ndërroi jetë papritur të premten, më 27 dhjetor në moshën 22-vjeçare”,- thuhet në deklaratën e klubit.

" E gjithë familja SSV është thellësisht e pikëlluar dhe e tronditur. Shokët e tij të skuadrës, të gjithë punonjësit vajtojnë së bashku me familjen e Luca dhe mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes për Luca-n gjatë kësaj kohe të vështirë,"- përfundon njoftimi. 

Meixner e filloi karrierën e tij në ekipet e të rinjve të SSV dhe u kaloi në U-17 në vitin 2017. Katër vjet më vonë ai do të bënte debutimin e tij për të rriturit me ekipin, me të cilin ka luajtur 100 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. SSV Reutlingen ka luajtur në Oberliga Baden-Wurttemberg, divizioni i pestë i Gjermanisë, për nëntë sezonet e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...