Sport

Legjenda Alan Shearer, i impresionuar nga shfaqja 'fantastike' e Dalot në Anfield

Ish-futbollisti anglez ka pëlqyer paraqitjen e lojtarit portugez ndaj Liverpoolit, në një pozicion që nuk është i tij

6 Janar 2025, 16:57 Nga DOSJA

Legjenda Alan Shearer, i impresionuar nga shfaqja 'fantastike' e Dalot

ANGLI - Diogo Dalot u rikthye të luante në krahun e majtë për Manchester United, kundër Liverpoolit, dhe përveç lavdërimeve nga Arne Slot, ai mori shumë edhe nga Alan Shearer, i cili ishte mjaft i impresionuar me performancën e tij në një pozicion që nuk ishte fillimisht i tij.

Trajneri i Liverpool u shpreh se portugezi i shkaktoi shumë probleme Alexander-Arnoldit dhe siguroi se ai nuk e nënvlerësoi Manchester Unitedin e Amorimit.

“Kjo na tregon se sa mbresëlënës ishte ai. Dalot ishte i pari në prekjet në zonën e kundërshtarit, në krosimet në zonë, posedimin e topit. Pra, kur i shikojmë këto statistika, vetëm nga këndvështrimi i Dalotit, i cili në thelbin e tij është një mbrojtës i djathtë, por ai luan edhe si mbrojtës i majtë në një nivel mahnitës”, - filloi duke thënë Alan Shearer në BBC.

Legjenda Alan Shearer, i impresionuar nga shfaqja 'fantastike' e Dalot

“Ishte fantastike. Çfarëdo që trajneri u ka thënë ditëve të fundit, të gjithë duket se e kanë kuptuar sa agresivë duhet të ishin, përpjekjen që duhet të bëjnë. E vetmja gjë që nuk mund ta pranosh si futbollist është që njerëzit venë në dyshim qëndrimin tënd, dhe ata ia kanë bërë këtë skuadrës së Manchester United në më shumë se një rast këtë sezon", tha ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:47

Luis Enrique e ka harruar Asension…

FRANCE - Nëse kishte një person në botën e futbollit që ka besuar te Marco Asensio  edhe kur askush nuk ka besuar, ai ë...

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...