Sport

Gjetje epike në Portugali!... Ata përdorën qumësht për të vizuar fushën e futbollit...

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e Uniao Desportiva Oliveirense me Felgueiras në futbollin portugez

6 Janar 2025, 17:51 Nga DOSJA

Gjetje epike në Portugali!... Ata përdorën qumësht për

PORTUGALI - Një skenë e marrë nga një film komedi ka ndodhur në një ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit portugez. Uniao Desportiva Oliveirense priti Felgueiras, por ndodhi një ngjarje e papritur.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijat e fushës nuk dukeshin qartë, dhe për pasojë arbitri i ndeshjes kërkoi që ato të rivizoheshin sipër me një makineri speciale.

Problemi ishte se nuk kishte bojë të mjaftueshme për të... theksuar linjat. Kështu, njerëzit e ekipit vendas dolën me një zgjidhje alternative.

Ata futën disa litra qumësht në makinë dhe filluan të lyenin vijat e fushës me të. Në fakt, siç doli, ideja e tyre doli e saktë, pasi ndeshja u përfundua pa probleme të mëtejshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:47

Luis Enrique e ka harruar Asension…

FRANCE - Nëse kishte një person në botën e futbollit që ka besuar te Marco Asensio  edhe kur askush nuk ka besuar, ai ë...

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...