Sport

Luis Enrique e ka harruar Asension…

Ish-lojtari i Real Madridit po përjeton momentin e tij më të komplikuar te PSG

6 Janar 2025, 15:47 Nga DOSJA

Luis Enrique e ka harruar Asension…

FRANCE - Nëse kishte një person në botën e futbollit që ka besuar te Marco Asensio  edhe kur askush nuk ka besuar, ai është Luis Enrique Martínez.

Ai e thirri atë me kombëtaren e Spanjës, kur luante shumë pak për Real Madridin dhe i dha atij një vend në një Botëror të tërë, si një lojtar ‘9’ fals, duke pasur alternativa të tjera.

Këmba e majtë e Marcos, si shumë të tjera kur ai shpërtheu në elitë, ka qenë gjithmonë dobësia e asturianit. Edhe në Paris, Luis Enrique ku i ka dhënë shumë mundësi. 

Mirëpo, duket se dashurisë për Marco Asension i ka ardhur fundi. Brenda natës, lojtari 28-vjeçar, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2026, ka kaluar nga i rëndësishëm në të mbetur. Në 8 ndeshjet e fundit, me dy duele jetike të Ligës së Kampionëve dhe përfshirë edhe Superkupën, ai mezi ka luajtur në dy ndeshje: 12 minuta në një dhe 8 në një tjetër. Gjithsej 20 minuta në 8 ndeshjet e fundit që tregojnë se diçka ka ndodhur. 

Ramos, Doue, madje edhe Kang In, të lexuar si ‘9’-ta false e kanë kaluar atë dhe kanë bërë që Luis Enrique të 'harrojë' balearikun, i cili mund të shihej shumë serioz në festimin e titullit ndaj Monacos në fushë. Një seriozitet që la pas në dhomat e zhveshjes teksa postoi disa foto me shokët e tij në rrjetet sociale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KANG IN LEE 이강인???????? (@kanginleeoficial)

Këtë sezon ai ka marrë pjesë në gjithsej 20 ndeshje në të gjitha garat. 3 gola dhe 7 asistime janë shifrat e tij, të gjitha në garat vendase. Goli i fundit është shënuar në fund të tetorit ndaj Strasburgut. Ka një rast Asensio dhe që nuk mund të përjashtohet, ai ndoshta largohet nga Parisi në këtë merkato dimërore. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...