Sport

Edhe Pioli iu ‘dorëzua’ Ronaldos: “Nuk mund ta trajtoj atë, ashtu siç i trajtoj të tjerët…”

Trajneri i Al Nassr nxjerr në pah stilin “perfeksionist” të kapitenit portugez, i cili drejton stemën saudite.

6 Janar 2025, 16:12 Nga DOSJA

Edhe Pioli iu ‘dorëzua’ Ronaldos: “Nuk mund ta trajtoj

ARABIA SAUDITE - Stefano Pioli, trajneri i Al Nassr, ka dhënë një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’ ku ka vlerësuar Cristiano Ronaldon, duke u shprehur se kapiteni që drejton klubin saudit është një “perfeksionist”.

"Nëse arrij një orë më herët, Cristiano ka qenë atje prej 25 minutash. Ai është gjithmonë i pari që hyn në autobusin e ekipit. Ai është një perfeksionist, dikush që kërkon shumë nga vetja dhe të tjerët. Ai jeton për ekipin.

Kjo ndihmon, ndonjëherë e lë të flasë me lojtarët, nuk mund ta trajtoj atë si i trajtoj të tjerët, por ai është inteligjent dhe respekton rolin e tij dhe timin. CR7 dhe Zlatan Ibrahimovic, dy lojtarë që Pioli i njeh mirë.

"Ata kanë personalitete të ndryshme. Ibra ishte i vrullshëm, ai kishte një personalitet dominues. Cristiano është një legjendë, ai është global, i madh. Ai ka në mendje të arrijë 1.000 gola. Dhe ai do të jetë në gjendje t'i shënojë ato, ai nuk është larg”,- siguroi ai.

Duhet theksuar se Al Nassr, i drejtuar nga Stefano Pioli dhe Cristiano Ronaldo, do të rikthehet në fushë të enjten, në shtëpi ndaj Al Akhdoud (17:00), në atë që do të jetë ndeshja e parë e skuadrës në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Janar 2025, 15:47

Luis Enrique e ka harruar Asension…

FRANCE - Nëse kishte një person në botën e futbollit që ka besuar te Marco Asensio  edhe kur askush nuk ka besuar, ai ë...

Sport 6 Janar 2025, 15:19

Ka mbaruar: James largohet nga Rayo!...

SPANJE - Ishte çështje ditësh para se Rayo Vallecano dhe James Rodríguez të ndaheshin. Ishte një nga operacionet ‘bomb...