Politike

Çështja "Partizani"/ Shtyhet më 20 janar seanca në GJKKO, Gjokutaj: Nëse dosja kalon për gjykim, do të kërkojmë pafajësinë

Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Genc Gjokutaj hodhi poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar për çështjen, ndërsa tha se ato kërkojnë vetëm pushimin.

6 Janar 2025, 16:02 Nga r.ll
Çështja "Partizani"/ Shtyhet më 20 janar seanca
gjkko

TIRANË- Seanca gjyqësore për çështjen "Partizani" në GJKKO është shtyrë. Më 20 janar në orën 12:00, GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. 

Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Genc Gjokutaj hodhi poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar për çështjen, ndërsa tha se ato kërkojnë vetëm pushimin. Më tej tha se nëse dosja kalon për gjykim mbrojtja do të kërkojë pafajësinë.

"Nuk diskutohet çështja e gjykimit të shkurtuar, sepse ne sigurisht shikojmë pushimin. Në rast eventual, nëse gjykata do të vendosë kalimin e çështjes në gjyq ne do të kërkojmë pafajësinë. Ndonëse nuk është detyra jonë të shpjegojmë pafajësinë tonë, por është detyra e SPAK të provojë fajësinë. Është ai organi procedues i ngarkuar me ligj për të ngritur akuzë. Të gjitha, që nga kallëzimi, që është i rremë. Biografia e pronës që kanë pretenduar se toka është shpronësuar, është gënjeshtër e madhe. Të gjitha shkeljet që kanë bërë. Të gjitha tentativat që kanë bërë, duke zbuluar edhe profilin politik të kësaj çështje që s’ka lidhje me ligjin. Kontestimet tona ishin voluminoze, prandaj zgjati dhe kaq shumë për të shpjeguar pse çështja nuk duhet të kalojë për gjykim", tha Gjokutaj.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim. I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. 

gjkko genc gjokutaj privatizimi i kompleksit partizani

Sondazh

Poll