Politike

SPAK do e marrë nesër në pyetje, reagon Meta: Padyshim që do jem atje, i hapur për çdo pyetje nga mediat

Meta shprehet se do të paraqitet pa dyshim, ndërsa theksoi se më pas do jetë i hapur për çdo pyetje nga mediat.

6 Janar 2025, 14:41 Nga ZH.LL
SPAK do e marrë nesër në pyetje, reagon Meta: Padyshim që do
Meta

TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se do të merret nesër në pyetje nga SPAK. Përmes një postimi në "Facebook", Meta ka reaguar me tone ironie teksa e cilëson SPAK, një organizatë kriminale.

Meta shprehet se do të paraqitet pa dyshim, ndërsa theksoi se më pas do jetë i hapur për çdo pyetje nga mediat.

SPAK do të marrë në pyetje nesër kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Mësohet se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024.

Postimi i Metës:

Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.

 

 

 

pl ilir meta

Sondazh

Poll