Politike

"Mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e kësaj diktature!" Berisha: Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit

Berisha tha se vazhdojnë takimet, jo në salla luksoze, por megjithatë, sipas tij, atmosfera është e shkëlqyer.

6 Janar 2025, 13:16 Nga M.B
"Mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se për votën e diasporës, nuk ka statistika. Ai shtoi se kanë organizuar një seri takimesh në Itali, Greqi, SHBA, Britaninë e Madhe. Berisha tha se vazhdojnë takimet, jo në salla luksoze, por megjithatë, sipas tij, atmosfera është e shkëlqyer.

"Për votën e diasporës, nuk kam statistika. Por çfarë kemi bërë ne? Ne kemi organizuar një seri takimesh në Itali, Greqi, SHBA, Britaninë e Madhe. Dhe ne vazhdojmë takimet, natyrisht jo në salla luksoze sepse, thashë ne nuk kemi, me të ardhurat tona modeste, por atmosfera është e shkëlqyer. Kemi një atmosferë jashtëzakonisht optimiste nga shqiptarët jashtë vendit që mezi presin të firmosin me votën e tyre rrëzimin e kësaj diktature droge", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll