Politike

"Ky është akt i turpshëm"/ Mesazhi që la Berisha sot në proces verbalin e SPAK: Do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit me krimin

Berisha ka shkruar se masa është politike, dhe nuk do të ja ndalojë dot fjalën e lirë dhe ndaj Altin Dumanit dhe SPAK si organizatë kriminale.

6 Janar 2025, 14:07 Nga I.A
"Ky është akt i turpshëm"/ Mesazhi që la Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të respektuar vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Berisha në proces-verbalin e OPGJ-së ka lënë një mesazh të shkruar me shkrim dore. Berisha ka shkruar se masa është politike, dhe nuk do të ja ndalojë dot fjalën e lirë dhe ndaj Altin Dumanit dhe SPAK si organizatë kriminale.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha në shënimin e tij.

"Ky është akt i turpshëm"/ Mesazhi që la Berisha
proces-verbali

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.  Vetë Berisha e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

sali berisha

Sondazh

Poll