Politike

Ndërtuesi i banesës së Veliajt 3 orë në SPAK, biznesmeni dëshmi si person që ka dijeni për hetime

Sula është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.

6 Janar 2025, 14:45 Nga M.B
Ndërtuesi i banesës së Veliajt 3 orë në SPAK,
Gentian Sula dhe Erion Veliaj

TIRANA- Biznesmeni i ndërtimit në Tiranë Gentian Sula, ka dëshmuar sot për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme. Sula është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u. Marrja e tij në pyetje ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Ky i fundit ka deklaruar se prej vitesh jeton në rezidencën “Kodra e Diellit”, që është pronë e Gentian Sulës. Në këtë ambient jetojnë edhe disa politikanë të rëndësishëm që janë nën mbikëqyrjen e SPAK-ut lidhur me hetimet e veçanta për pasuritë e tyre.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

erion veliaj

Sondazh

Poll