Politike

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën! Çmimet do jenë plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Gjatë një koncerence për shtyp, Berisha është zotuar se çmimet do të jenë plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.

6 Janar 2025, 12:52 Nga ZH.LL

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka premtuar të përgjysmojë taksat për naftën. Gjatë një koncerence për shtyp, Berisha është zotuar se çmimet do të jenë plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.

Berisha theksoi se kjo do jetë në paketën e 100 ditëve, me të cilën synojnë t'u dëshmojnë shqiptarëve se të ardhurat e tyre po shpërndahen në mënyrë të ndershme.

"Tani, ku qëndrojmë ne?
Cili është zotimi ynë?
Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë.
Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 përqind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët.
Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime.
Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet.
Nafta është energji dhe energjia është zhvillim.
Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.
Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës.
Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll