Aktualitet

Dita e Ujit të Bekuar në Fier/ Kryqi hidhet në ujin e një shatërvani, kapet nga një 17-vjeçar! I riu: Hera e parë që marr pjesë dhe fitova

Tre të rinj u hodhën për ta kapur kryqin, por fatlumi ishte një 17-vjeçar, Samuel Kola.

6 Janar 2025, 12:34 Nga ZH.LL
Dita e Ujit të Bekuar në Fier/ Kryqi hidhet në ujin e një
fier

FIER- Qyteti i Fierit ka mbledhur sot besimtarët ortodoksë për të kremtuar 'Ditën e Ujit të Bekuar'. Besimtarë të shumtë u mblodhën gjatë meshës në kishë, teksa më pas në oborr mbushën ujin e bekuar. Pas ceremonisë fetare, në kishën e Shën Gjergjit u organizua edhe rituali i hedhjes së kryqit në ujë. Rituali u krye në shatërvanin në sheshin "Europa".

Tre të rinj u hodhën për ta kapur kryqin, por fatlumi ishte një 17-vjeçar, Samuel Kola. I riu shpehet se kjo është hera e parë që mori pjesë në ritual dhe fitoi, duke falenderuar familjen dhe shokët.

“Është hera e parë që marr pjesë dhe fitova. Ndihem shumë i lumtur, falënderoj Zotin, familjen dhe shokët e mi të Rinisë Ortodokse në Fier”, tha ai.

I riu ia ka dorëzuar kryqin Mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit, Hirësisë së tij, Imzot Nikolla, duke marrë bekimin e tij. Ndërkohë, katekistja Ingrida Bida ka pohuar se këtë vit pjesëmarrja ka qenë më e ulët, për shkak se kjo e hënë është ditë pune pas festave, por gjithsesi shumë besimtarë kanë gjetur kohën të bëhen pjesë e ceremonisë së përvitshme.

 

 

fier dita e ujit te bekuar

Sondazh

Poll