Aktualitet

Kremtohet edhe në Vlorë 'Dita e Ujit të Bekuar', kryhet rituali i kryqit në det, 3 persona hidhen për ta kapur duke sfiduar të ftohtin

Në qytetin bregdetar të Vlorës është kryer edhe rituali i hedhjes së kryqit në det.

6 Janar 2025, 12:25 Nga ZH.LL
Kremtohet edhe në Vlorë 'Dita e Ujit të Bekuar', kryhet
vlore

VLORË- Besimtarët ortodoksë të Vlorës kanë kremtuar sot Ditën e Ujit të Bekuar. Një ditë që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në Lumin Jordan nga Gjon Pagëzori. 

Në qytetin bregdetar të Vlorës është kryer edhe rituali i hedhjes së kryqit në det. Mësohet se duke sfiduar ujin e ftohtë me temperaturat e dimrit, janë hedhur tre persona, teksa kryqi është kapur nga Bledi Dhima.

Besimtarët ortodoksë mushin ujin duke e ruajtur në banesat e tyre deri në 6 janarin e vitit të ardhshëm, pasi besohet se të gjitha ujërat që rrjedhin në këtë ditë janë të bekuara. 

 

vlore dita e ujit e bekuar

Sondazh

Poll