Aktualitet

Makina përplaset me trafikndarësen dhe del nga rruga në Levan-Vlorë, plagoset shoferi, jashtë rrezikut për jetën

Për pasojë makina ka përfunduar në pjesë anësore të rrugës.

6 Janar 2025, 11:33 Nga ZH.LL
Makina përplaset me trafikndarësen dhe del nga rruga në
makina

VLORË- Një makinë ka dalë nga rruga në autostradën Levan Vlorë në afërsi të Novoselës. Mësohet se automjeti tip "Reno Megane" është përplasur me trafikndarësen duke dalë nga rruga. Për pasojë makina ka përfunduar në pjesë anësore të rrugës.

Ndërkohë, bëhet me dije se ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht, ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

vlore novosele aksident

Sondazh

Poll