Aktualitet

Dita e Ujit të Bekuar/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ditën e shënuar

Po ashtu, në të gjitha kishat e tjera ortodokse janë mbedhur besimtarët për krimtimin e kësaj dite.

6 Janar 2025, 10:06 Nga ZH.LL

Dita e Ujit të Bekuar/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot

TIRANË- Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar këtë 6 janar Ditën e Ujit të Bekuar. Që herët në mëngjes, në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në kryeqytet ka nisur mesha për besimtarët. Po ashtu, në të gjitha kishat e tjera ortodokse janë mbedhur besimtarët për kremtimin e kësaj dite të shënuar.

Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës. Cerebrimi vijon me hedhjen e kryqit në ujë. 

Në këtë datë Gjon Pagëzori, pagëzoi Jezu Krishtin në ujërat e lumit Jordan, ndaj gjithë ujërat e botës janë të bekuara në 6 janar. Gjoni shkoi për t’u pagëzuar tek biri I Perëndisë, por Jezu Krishti bëri të kundërtën u pagëzua nga Gjon Pagëzori duke e miratuar këtë proces mirëbërës. Thuhet se ujërat e lumit Jordan në këtë ditë kthehen mbrapsht.

tirane dita e ujit te bekuar

Sondazh

Poll