Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Policia në ndjekje të gjurmëve të autorëve, një nga pistat e hetimit, konflikti personal

Dyshohet se autori/ët i kanë zënë pritë 33-vjeçarit 1.2 km larg banesës së tij.

6 Janar 2025, 08:55 Nga M.B
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër/ Policia në ndjekje
Ramazan Mataj

SHKODRA- 33-vjeçari Ramazan Mataj u vra mëngjesin djeshëm me breshëri plumbash në fshatin Dragoç të Shkodrës teksa për ngjarjen vijojnë të dalin detaje të tjera. Dyshohet se autori/ët i kanë zënë pritë 33-vjeçarit 1.2 km larg banesës së tij. Sipas informacioneve, gjurmët e autorit/ëve janë ndjekur përmes një qeni  të policisë, i cili i ka pikasur deri në një fare distance.

Vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke vështirësuar në këtë mënyrë hetimet e policisë. Nga ana tjetër, policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja e 33-vjeçarit të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme. Mataj nuk rezulton të ketë precedentë penal as në Shqipëri e as jashtë vendit.

Mësohet se një nga pistat kryesore që po shqyrtohet nga autoritetet është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari. Ndërkohë, celulari i 33-vjeçarit është dërguar në laborator për t'u hapur. Po ashtu sipas hetimeve të deri tanishme, thuhet se 14 plumba e kapën në trup viktimën 33-vjeç.

Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet pa shenja jete nga banorë të zonës. Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2025, 19:27 r.ll

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...