Aktualitet

Shtohen kolonat te pika kufitare në Merdar, mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Qytetarët po përballen me pritje të gjata që në orët e para të mëngjesit.

6 Janar 2025, 09:42 Nga ZH.LL
Shtohen kolonat te pika kufitare në Merdar, mbi dy orë pritje për
Merdar

KOSOVË- Një numër i madh emigrantësh kanë nisur të kthehen në vendet europiane, ku jetojnë dhe punojnë, më përfundimin e festave të fundvitit. Ndërkohë që në pikat kufitare të Kosovë, është regjistruar fluks i lartë. Qytetarët po përballen me pritje të gjata që në orët e para të mëngjesit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:15), situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje, sipas mediave vendase. Gjithashtu, aty është regjistruar një kolonë e gjatë prej 1 kilometër.

Radhë të gjata janë regjistruar po ashtu edhe në pika të tjera kufitare si Dheu i Bardhë. Mësohet se në këtë pikë ka vonesa prej 20 minutash për daljë dhe një kolonë prej 80 metrash. Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Autoritetet kanë këshilluar udhëtarët që të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.

kosove medare

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2025, 19:27 r.ll

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...