Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

6 Janar 2025, 07:16 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Ditët e hënë moti peritet të jetë me kthjellime e alternime vranësirash, ku ditën e martë në pjesën e dytë të ditës mot me kthjellime e vranësira në shtim. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera –herës të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 1000-1200m reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe me intensitet deri mesatar. Era pritet të jetë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C,

në vendet e ulëta: 4 / 16 °C,

në vendet malore: 1 / 11 °C.

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2025, 19:27 r.ll

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...