Aktualitet

Baste në një lokal në Vorë/ Arrestohen 2 persona, njëri prej tyre pronari, sekuestrohen dy aparate celular dhe një shumë parash

Blutë bëjnë me dije se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.

6 Janar 2025, 09:30 Nga ZH.LL
Baste në një lokal në Vorë/ Arrestohen 2 persona, njëri
celularet dhe shuma e parave

VLORË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, të cilët u kapën duke ushtruar aktivititetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në një lokal në Vorë. Sipas bluve, në pranga ka rënë 32-vjeçari A. M., pronari i lokalit dhe 32-vjeçari M. M., kushëriri i tij.

Blutë bëjnë me dije se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre. Sakaq, gjatë operacionit policor janë sekuestruar dy aparate celular dhe një shumë parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Njoftimi:

Vorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Bastet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Vihen në pranga 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit), të cilët u kapën në flagrancë në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sekustrohen dy aparate celular dhe një shumë parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.7, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bastet”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.M, 32 vjeç, pronari i lokalit si dhe M.M, 32 vjeç, kushurinjë me njëri-tjetrin.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vore

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2025, 19:27 r.ll

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

foto ilustruese VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin "Ismail Qemali" në...