Politike

Masa e sigurisë, Luçiano Boçi: Vendim tërësisht politik, SPAK zyrë propagande

Boçi para ambienteve të SPAK tha se Prokuroria është kthyer si një zyrë propagande.

6 Janar 2025, 10:16 Nga I.A
Masa e sigurisë, Luçiano Boçi: Vendim tërësisht
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën që po zhvillohet tek zyrat e SPAK, është shprehur se, vendimi për kryedemokratin Sali Berisha është tërësisht politik. Boçi para ambienteve të SPAK tha se Prokuroria është kthyer si një zyrë propagande.

‘Ishte një vendim tërësisht politik, ka kohë që SPAK e ka shfaqur veten që është një aneks i PS, dhe në sinkron me të po vepron dhe Gjykata  e Posaçme. Do të thoja se janë shndërruar dhe në zyrë propagande dhe ju duhet një ngjarje politike në prag fushate, prandaj dhe vendosën rikthimin e detyrimit të paraqitjes.

Ndërkohë në mesazhet e Sky një ndër personazhet që del më shumë është pikërisht ai që drejton zyrën e propagandës dhe SPAK e di më mirë se unë këtë gjë. Por këtu është marrja përsipër e detyrave politike përgjatë kësaj fushate që pothuajse është hapur edhe pse jo zyrtarisht. Prandaj jemi sot për të ushtruar të drejtën tonë, që në këtë vend të ketë drejtësi’, tha Boçi.

luçiano boçi

Sondazh

Poll