Sport

Gazetari zbulon disa mesazhe seksuale të Icardit për Wanda Narën: “Dua të bësh...”

Zhvillime të reja në telenovelën me protagonist ish-çiftin Mauro Icardi-Wanda Nara që premton t’i 'vejë zjarrin' rrjeteve sociale

5 Janar 2025, 16:57 Nga DOSJA

Gazetari zbulon disa mesazhe seksuale të Icardit për Wanda Narën:

ARGJENTINE - Zhvillimet më të fundit në telenovelën me Wanda Nara dhe Mauro Icardi premtojnë të 'ndezin' edhe më shumë emocione. Javë pas ndarjes së çiftit, gazetari Angel De Brito zbuloi disa mesazhe dhe ofendime seksuale, që lojtari dhe influencuesi shkëmbyen gjatë verës, në një kohë kur marrëdhënia ishte e lëkundur.

Në mesazhet në fjalë, të dërguara përmes rrjetit social Instagram, shihet se Icardi u përpoq me çdo kusht ta kthente lidhjen në rrugën e duhur. Megjithatë, në këtë mes, ai vendosi të kujtojë më shumë momente intime që ka jetuar me Wanda Narën.

"Dua të ngatërrohem me ty si të duash. Të të bëj të çmendur. Nuk do të ma japësh këtë mundësi? Mendon se dua të tradhëtoj me një grua tjetër? Që dua të bëj diçka me të tjerat? Dua që të të jesh vetëm me ty, që të bësh atë që ke bërë 10 vjet më parë, më pëlqen shumë... Dua të ndjej atë paqe që ndjej kur bëjmë dashuri”, lexohet.

Gazetari zbulon disa mesazhe seksuale të Icardit për Wanda Narën:

Pas disa këmbënguljeve, Wanda Nara përfundon duke sugjeruar që sulmuesi 31-vjeçar të kërkojë ndihmë psikologjike. "Instagrami yt më bën të turpërohem për çdo budallallëk që bën. Më tregon se nuk ke ndryshuar. Ti je një fatkeqësi, nuk do të kthehem kurrë".

Ai i irrituar kundërsulmon: "Instagrami im të vë në siklet? Po pse? Po kërkon justifikime për të justifikuar gabimet e tua. Pse nuk e ndalon dhe na jep një mundësi njëherë e përgjithmonë?"
E sigurt është se lidhja nuk rifilloi dhe se ndërkohë, shtypi argjentinas zbuloi edhe emrin e lojtarit me të cilin Wanda Nara përfundoi duke tradhëtuar Icardin në dhomat e zhveshjes së skuadrës argjentinase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll