Sport

ZYRTARE/ Emiliano Çela, bashkë me stafin e tij, prezantohen te Besa…

Emiliano Çela tashmë edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Besës. Ai ka nënshkruar një marrëveshje për një vit e gjysmë

5 Janar 2025, 15:51 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Emiliano Çela, bashkë me stafin e tij, prezantohen te

KAVAJE - Ish-trajneri i Kukësit, Emiljano Çela, ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës kavajase për pjesën e dytë të sezonit, teksa në stol zëvendëson kështu Mirel Josën.

Ai është prezantuar me skuadrën dhe klubin, që konkurron në Kategorinë e Parë, të cilët i urojnë suksese në vazhdim, çka nënkupton kalimin në Superiore. Gjithashtu së bashku me Çelën janë prezantuar edhe Bekim Kuli në rolin e zëvendëstrajnerit dhe Blendi Baholli si trajner portierësh.

Njoftimi zyrtar i klubit të Besës...

“FC Besa njofton se Emiljano Cela do te jete trajneri i ri i skuadres tone. Drejtuesit e klubit kane arritur marreveshje per 1 sezon e gjysem me tranjerin.

Ne staf me Emiljano Celen do te jete edhe Bekim Kuli ne rolin e zv.trajnerit si dhe Blendi Baholli ne rolin e trajnerit te portiereve.

I urojme mireseardhjen trajnerit dhe stafit te tij dhe urojme qe te gjithe se bashku te arrijme objektivat e vendosur nga FC Besa”,- ka shkruar klubi kavajas.

ZYRTARE/ Emiliano Çela, bashkë me stafin e tij, prezantohen te

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll