Sport

Policia jep detaje rrëqethëse për vdekjen e futbollistit uruguajan Mathías Acuña...

“Ai u gjet i varur në një dollap në dhomën e hotelit”, zbulojnë ata për futbollistin uruguajan nga Mushuc Runa Sporting Club.

5 Janar 2025, 12:30 Nga DOSJA

Policia jep detaje rrëqethëse për vdekjen e futbollistit

EKUADOR - Vdekja e djeshme e Mathías Acuña, 32 vjeç, tronditi botën ditën e djeshme. Futbollisti uruguajan nga  klubi ekuadorian Mushuc Runa Sporting u gjet i vdekur në dhomën e hotelit, ku zakonisht grumbullohet skuadra, pasi kishte kryer vetëvrasje. Kjo rrethanë është konfirmuar orët e fundit nga policia lokale në një raport paraprak. 

Policia kombëtare e Ekuadorit dha detaje të rastit, i cili u njoftua me ECU911. Në vendngjarje janë kontaktuar stafi i hotelit dhe janë mësuar rrethanat e zbulimit të lojtarit. “Ai u gjet i varur në një dollap në dhomën nr.403, duke përdorur një çarçaf”, thanë punonjësit e lokalit në polici.

Gjithashtu u raportua se me konstatimin e situatës, është tentuar që futbollisti të hiqet nga çarçafi për të ofruar ndihmë dhe se ndihmësi i ambulancës ECU911 ka kryer pa sukses manovrat e ringjalljes. Ai konfirmoi se Acuña nuk tregonte më shenja vitale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll