Sport

Trajneri i Evertonit, flet për Armando Brojën: “E humbëm si lojtar shumë herët”...

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Brojën është i pafat në këtë fillim viti 2025, e nis me një dëmtim shkalla e të cilit nuk dihet.

5 Janar 2025, 16:11 Nga DOSJA

Trajneri i Evertonit, flet për Armando Brojën: “E humbëm si

ANGLI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, që luan për Evertonin, u dëmtua mbrëmjen e djeshme gjatë takimit në transfertë ndaj Bournemouth.

Në minutën e 19-të sulmuesi kuqezi provoi të godiste portën kundërshtare, por tentativa e tij ishte e dobët dhe i shkaktoi një dëmtim. Ai provoi të vazhdonte, por pas pak minutash u detyrua të zëvendësohej në minutën e 32-të.


Trajneri i Bluve të Liverpoolit, Sean Dyche, i besoi Armando Brojës ndeshjen e dytë rresht si titullar, por fatkeqësisht sulmuesi shqiptar dëmtohet sërish. Pas kësaj sfide, tekniku i Evertonit është shprehur:

“Shumë zhgënjyese. E humbëm si lojtar shumë herët dhe zëvendësimin po ashtu. Por Dom u përshtat me të vërtetë mirë, kur u aktivizua”, ka theksuar timonieri i Bluve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll