Sport

E ardhmja larg Cityt? De Bruyne: "Kam gati 10 vjet këtu, është shtëpia ime"…

"A kam menduar ndonjëherë të luaj 400 ndeshje vetëm për një klub? Jo, jo në të vërtetë”

5 Janar 2025, 14:54 Nga DOSJA

E ardhmja larg Cityt? De Bruyne: "Kam gati 10 vjet këtu,

ANGLI - Manchester City duket se u rikuperua, megjithëse Pep Guardiola mbetet shumë i kujdesshëm për këtë. Por në dy ndeshjet e fundit, përfshirë edhe ndeshjen e djeshme që u mbyll 4-1 ndaj West Hamit, kanë ardhur dy fitore dhe “Qytetarët” synojnë rilindjen pas rreth dy muajsh konfuzion total dhe një krize rezultatesh të paprecedentë nën drejtimin e trajnerit spanjol.

Për rezultatin e ndeshjes komentoi edhe Kevin De Bruyne, mesfushori sulmues belg, i cili foli kështu pas bilbilit të fundit dje, e cila ishte edhe një kulminacion i tij, 400 ndeshje me Cityn: "Po, ne bëmë më mirë se herën e kaluar.

Mendoj se kemi pasur momente të mira dhe të tjera më pak të mira, kur humbëm ritmin dhe energjinë, por të fitosh ndeshjen e parë të vitit 2025, mendoj se ka pasur momente, në të cilat mund të kishim bërë edhe më shumë, krahasuar me ndeshjet e fundit. Me programin që po ndjekim shpresojmë të gjejmë formën dhe të paraqitemi gjithnjë e më mirë”.

Për përmirësimin e renditjes? "Po përpiqemi. Sigurisht që ky sezon është i vështirë për shumë arsye të ndryshme, por shpresojmë të bëjmë më mirë, unë personalisht shpresoj të gjej sërish gjendjen time më të mirë. Të filloj të ndihem më mirë është gjëja më e mirë që mund të bëj".

Dhe përsëri: "A kam menduar ndonjëherë të luaj 400 ndeshje vetëm për një klub? Jo, jo në të vërtetë. Mendoj se sa lojtarë kanë luajtur në këtë ekip, në këtë nivel, duket se kanë treguar se kanë qenë të aftë për ta bërë mire këtë. Dhe është vërtet shumë bukur, nuk kam asgjë tjetër për të thënë për gati 10 vjet, është shtëpia ime, të gjithë e dinë dhe shpresoj të bëj gjëra të mira këtë vit”.

Dedikimi për Savinhon, i cili dha dy asistime për dopiedën e Haaland: "Ai kishte shumë momente në të cilat bëri shumë mirë. Mendoj se e nisi shumë mirë sezonin, pastaj padyshim, me ne që bëmë pak më pak, ai e kishte të vështirë, për një lojtar të ri së fundmi ai duket se ka rifituar vetëbesimin e tij javën e kaluar, dhe sot ai pati një paraqitje vërtet të mire”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll