Sport

E FUNDIT/ Anfieldi mbulohet nga bora, por Liverpool-Manchester United do të luhet!

Edhe pse ishte thënë se mund të pezullohej për arsye të kushteve atmosferike, ndeshja më në fund do të zhvillohet

5 Janar 2025, 12:20 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Anfieldi mbulohet nga bora, por Liverpool-Manchester United do të

ANGLI - Ndeshja e Premier League mes Liverpoolit dhe Manchester United do të zhvillohet siç ishte planifikuar këtë të dielë (17:30), pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të mëdha të borës, siç njoftuan së fundmi të dy klubet.

“Sot në mëngjes u mbajt një takim sigurie për të vlerësuar motin dhe kushtet e udhëtimit për ndeshjen e sotme kundër Manchester United në Anfield”,- tha Liverpool. “Në këtë pikë, ndeshja është planifikuar të vazhdojë normalisht dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll