Politike

Déportimi i mësuesit gylénist drejt Turqisë, eurodeputetja-Ramës: Askush s’dërgohet drejt dénimit me vdékje (REAGIMI)

2 Janar 2020, 13:20 Nga DOSJA
Déportimi i mësuesit gylénist drejt Turqisë,

BRUKSEL– Eurodeputetja Ramona Strugariu kritikon qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se nuk duhet të kishin lejuar déportimin në Turqi të Harun Celik. Në një reagim në rrjetet sociale, eurodeputetja i kujton kryeministrit Konventën e Këshillit të Evropës për ekstradimin, duke theksuar se asnjë vend nuk ekstradon një individ të cilit i rrézikohet jeta në shtetin ku po dërgohet.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni të cilit i referohet eurodeputetja është neni 19, ku qartësohet se: Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik sérioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdékje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njérëzore apo dégraduese.

Prime Minister Edi Rama, Albania signed the CoE Convention on extradition. Moreover, you say Albania is ready for the EU. Then please follow art.19, al. 2 EU Charter of Fundamental Rights and do not extradite #HarunÇelik to Turkey!@Europarl_EN @AlMissionEU

— Ramona Strugariu MEP (@RamonaStrugariu) January 1, 2020

 

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

 

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deportimi i turkut harun çelik ramona strugariu deportimi i turkut harun çelik ramona strugariu

Sondazh

Poll