Sport

Dëmtohet përsëri Broja te Evertoni, 2025-sa nis keq për sulmuesin e Kombëtares...

Shkalla e dëmtimit të pësuar do të vlerësohet në ditët në vijim

4 Janar 2025, 18:48 Nga DOSJA

Dëmtohet përsëri Broja te Evertoni, 2025-sa nis keq për

ANGLI - Viti i ri nuk ka nisur aspak siç duhet për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është dëmtuar gjatë takimit mes Bournemouth dhe Everton në kampionat.

Në minutën e 19-të sulmuesi kuqezi provoi të godiste portën kundërshtare, por tentativa e tij ishte e dobët dhe i shkaktoi një dëmtim. Ai provoi të vazhdonte, por pas pak minutash u detyrua të zëvendësohet nga trajneri i tij në minutën e 32-të.

Pas atij dëmtimi në pulpë që e mbajti jashtë fushave për disa kohë, Broja ka pësuar tashmë një tjetër dëmtim që do të vlerësohet në vazhdim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll